E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI: Rama vodhi votën tonë në Fier

Partia për Drejtësi dhe Integrim, me liderin e saj Tahir Muhedini, bëri një prononcim për mediat, në lidhje me grabitjen , sipas tij të mandatit të dytë të PDI. Bëhet fjalë për mandatin e qarkut të Fierit, që Muhedini pretendon se ky mandat i përket partisë që ai përfaqëson dhe i është grabitur me forcë nga ana e Edi Ramës. "Rama ka grabitur mandatin e dytë të PDI-së në Fier nëpërmjet bllokimit të zgjedhjeve në tre qendra votimi në Portëz, rrethimit të dhunshëm të vendit të numërimit të votave, si dhe kërcënimeve dhe shkeljeve flagrante në qarkun e Fierit", the kreu i PDI-së. Ai vazhdon me tej duke thënë se, qëllimi final i kreut të Partisë Socialiste, është asgjësimi i partive të vogla . Muhedini siguroi se "nuk do të ndalemi asnjëherë së denoncuari këtë grabitje të votës së lirë të qytetarëve".
Partia për Drejtësi dhe Integrim në zgjedhjet e 28 qershorit ishte pjesë e koalicionit " Aleanca e Ndryshimit" në sajë të një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike. Nga zgjedhjet e 28 qershorit PDI mundi të fitojë një mandat deputeti në qarkun e Vlorës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›