Basha: Kam marrë garanci për shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë në BE

Ministria e Punëve të Jashtme siguron se me mbylljen e procesit zgjedhor, Shqipëria do të njohë zhvillime të reja mjaft dinamike përsa i përket integrimit të saj në bashkimin europian.
Në një deklaratë për mediat, menjëherë pas publikimit të lajmit të agjencisë "Reuters", sipas të cilit Shqipëria nuk do të diskutohet ditën e hënë në punimet e ministrave në Bruksel, shefi i diplomacisë shqiptare garanton se shumë shpejt kërkesa jonë do merret në konsideratë. Deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme citon që "Në përfundim të procesit zgjedhor, tejet i rëndësishëm për përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, dhe që u vlerësua nga personalitet më të larta europiane dhe amerikane në deklarata publike si më i miri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, është intensifikuar dinamika diplomatike në lidhje me integrimin europian të vendit".
Përshpejtimi i shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë kryesojnë axhendën e diplomacisë shqiptare. Pikërisht për këto dy çështje prioritare, ditët e fundit, Ministri i Punëve të Jashtme z.Lulzim Basha ka patur një sërë bisedash telefonike me homologë të tij. Biseda telefonike mes Ministrit Basha dhe Ministrit të Jashtëm të Suedisë z. Karl Bild, vend i cili ka kryesinë radhës së Bashkimit Europian, u bë publike nga shefi i diplomacisë suedeze në konferencën për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Islandës në Stokholm. Carl Bildt, një nga njohësit më të mirë të Ballkanit dhe mbështetës i procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian ka siguruar se Presidenca Suedeze mbështet shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë.
Menjëherë pas aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian me 28 prill në Pragë, kryeministri Suedez Reinfeld tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet pas zgjedhjeve. Shqyrtimi i shpejtë i kërkesës së Shqipërisë është kërkuar publikisht edhe nga Ministri i Jashtëm i Italisë dhe ish zv/President i Komisionit Europian Franko Fratini në një deklaratë publike, bërë në Trieste.