Gripi i derrit, pergjigjet e analizave brenda dites
Pacientet te cilet dyshohen se mund te jene te prekur nga gripi i derrit, tashme nuk do t'iu duhet te presin me jave te tera per te mesuar nese jane mbartes te ketij virusi apo jo. Ne Institutin e Shendetit Publik eshte inauguruar gjate dites se djeshme, laboratori i cili do te kryeje keto analiza ne nje kohe rekord prej 5 oresh. Ne kushte normale, laboratori mund te analizoje 21 mostra ne dite, ndersa ne rastet e emergjences mund te kryhen 100 analiza. Ministri i Shendetesise, i cili ka prere shiritin e inaugurimit, eshte shprehur se kjo eshte nje arritje per shendetesine sidomos ne kete periudhe. "Sot pervec ciklit te viruseve te rendesishme qe do te ekzaminohen ne te, ne mbyllim ciklin e ekzaminimit ne Shqiperi te virusit pandemik, i njohur si gripi i derrit. Shqiperia radhitet ne avangarden e teknologjise evropiane boterore ne drejtim te viruseve perkatese, te cilet do te ekzaminohen ne kohe reale brenda 24 oreve. Cdo situate do te jete ne pellembe te dores", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, situata aktuale e gripit te derrave, vijon te jete e qete dhe po monitorohet nga te gjitha autoritetet pergjegjese te shendetesise. Laboratori i ri i virologjise, ka kushtuar rreth 750 mije dollare. Ne kushte normale laboratori do te perpunoje 21 mostra ne dite, ndersa ne kushte emergjence kapaciteti diagnostikues do te arrije nga 50 deri ne 100 mostra klinike ne 24 ore. Shume shpejt do te behet e mundur edhe kryerja e analizave te tjera, per semundje te tjera te rrezikshme virale.
Virozat
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, por edhe mjeket e Spitalit Infektiv dhe Pediatrik, kane pohuar se kete vit numri i personave te prekur nga infeksionet respiratore ne krahasim me vitin e kaluar eshte me i larte. Kjo sipas tyre, rrit rrezikshmerine e shtimit te numrit te te prekurve me grip derrash ne Shqiperi.
Virozat
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, por edhe mjeket e Spitalit Infektiv dhe Pediatrik, kane pohuar se kete vit numri i personave te prekur nga infeksionet respiratore ne krahasim me vitin e kaluar eshte me i larte. Kjo sipas tyre, rrit rrezikshmerine e shtimit te numrit te te prekurve me grip derrash ne Shqiperi.