Bujqesia, buxheti i 2010 arrin ne 60 milione dollare
Buxheti i bujqesise per vitin 2010 rritet me 60 milione dollare, duke u bere keshtu me rritjen me te larte te financimit buxhetor. Burimet zyrtare te Ministrise se Bujqesise njoftuan dje se, bujqesia mbetet prioritet i qeverise shqiptare ne kater vitet e ardhshme. Projektbuxheti i miratuar ne qeveri per sektorin bujqesor, parashikon nje rritje prej 11 per qind, ose nga 60 milione dollare qe ishte ne vitin 2009 arrin ne 66.7 milione dollare per vitin 2010. Ne vitin 2005 buxheti per bujqesine ishte 4.4 miliarde leke, ndersa per vitin 2010 ky buxhet eshte 6.6 miliarde leke, pra rreth 57 per qind me shume. Ne zerat e buxhetit 2010, rritje te ndjeshme kane investimet per infrastrukturen e kullimit dhe ujitjes. Nga 2 miliarde leke qe kane qene ne vitin 2009, kane shkuar ne 2.6 miliarde leke per 2010-en. Por brenda ketij buxheti ka ndryshuar dhe komponenti investim i percaktuar per vaditje-kullim qe eshte percaktuar 1.7 miliarde leke, pra eshte rritur me 70%. Perparesi do t'i jepet nderhyrjes ne rrjetin kullues dhe ujitjes ne zonat bujqesore si Ultesiren Perendimore, ne rajonin e Korces, etj. Buxheti i vitit 2010 ka nje permiresim te ndjeshem te struktures, pasi fonde qe ne vitet e meparshme perdoreshin per shpenzime operative, tanime jane orientuar drejt investime ne infrastrukturen e tregjeve bujqesore. Rritje do te kete dhe ne skemat e mbeshtetjes per bujqesine; nga 10 milione dollare qe kane qene ne vitin 2009 do te shkoje ne 13 milione dollare per vitin 2010. Kjo skeme do te orientohet ne disa aktivitete te reja, si dhe do te diferencohet sipas rajoneve te vendit, ne perputhje me potencialet prodhuese dhe kushtet klimatiko-tokesore te secilit rajon.