E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet sezonale rrisin cmimet

Per shkak te ndryshimeve sezonale, niveli i pergjithshem i cmimeve gjate muajit tetor arriti 2.3 per qind, duke shenuar nivelin me te larte ne tre muajt e fundit. Por nga ana tjeter, nje vit me pare ndryshimi i cmimeve ne muajin tetor ishte 2.8 per qind. Sipas Institutit te Statistikes, shenoi nje rritje prej 0.4 per qind, me nje ndikim prej 0.2 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 2.6 per qind verehet ne nengrupin "fruta". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te rrushit me 16.8 per qind, portokalleve me 14.3 per qind, pjeprit me 11.6 per qind, dardhave me 4.1 per qind, etj, si edhe uljen e cmimet te molleve me 8.6 per qind, kivit me 9.2 per qind, limoneve me 6.4 per qind etj. Gjate muajit tetor cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet, "sheqer, recelra, mjalte, etj" 1.5 per qind, "qumesht, djathe e veze" 1.5 per qind, "peshk" 0.2 per qind, etj. Ndersa cmimet e nengrupit "zarzavate, perfshire patatet" shenuan nje ulje prej 0.9 per qind krahasuar me muajin e meparshem, ku mund te vecojme uljen e cmimit te spinaqit me 19.9 per qind, lakres me 7.6 per qind, domateve me 6.3 per qind, kastraveceve me 5.8 per qind etj, si edhe rritjen e cmimeve te disa artikujve te tjere, si specave me 28.5 per qind, patellxhaneve me 20.7 per qind, bishtajave me 6.3 per qind etj. Nga ana tjeter

indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan", shenoi nje rritje prej 1.0 per qind, brenda te cilit cmimi i duhanit shenoi nje rritje prej 1.7 per qind. Indeksi i grupit "transport" shenoi nje rritje prej 0.1 per qind. Gjithashtu gjate tetorit "sherbimi arsimor" shenoi nje rritje prej 2.5 per qind, ku mund te vecojme rritjen e tarifave te pageses per universitetet private me 5.4 per qind. Inflacioni i kategorive te mallrave dhe sherbimeve sipas funksionit te tyre ekonomik, gjate periudhes korrik-shtator 2009, paraqitet me nje profil thuajse te njejte. Rritja e normes se inflacionit te mallrave ushqimore te perdorimit te perditshem, ne menyre te vecante te perimeve dhe frutave, karakterizoi tremujorin e trete te ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›