Gripi i derrit, regjistrohet viktima e dytë në vend
Regjistrohet viktima e dytë nga gripi i derrit në vendin tonë. Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për një grua nga qyteti i Shkodrës, emri i të cilës nuk bëhet ende i ditur. Por ajo që saktësohet është se gruaja ka vuajtur edhe nga patologji të tjera.
Viktima e pare ishte një burrë 57-vjeç nga Sukthi i Durrësit qe ndërroi jetë ne 3 dhjetor në Sanatorium ku ishte i shtruar pas komplikacioneve që shfaqi nga prekja me virusin A/H1N1.
Personi që ndërroi jetë kishte marrë analizat ku rezultoi pozitiv me A/H1N1. Ndërkohë Pipero shpjegoi se mjekimi i tij me Tamiflu kishte filluar ditë më parë, pasi mjekët kishin dyshuar se ai mund të ishte i prekur nga gripi i derrave.
Më tej, Pipero sqaroi se ky person vuante nga sëmundje kronike të zemrës si dhe kishte një sëmundje të pashërueshme në prostatë. Prekja nga A/H1N1 i ka krijuar komplikacione me organet e frymëmarrjes duke i marrë edhe jëtën. Kjo ështe viktima e pare nga gripi i derrave ne vendin tone, ndersa numri i të prekurve eshte mbi 200 persona.