E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin reshjet e borës, probleme në disa akse

Reshjet e borës rënë gjatë natës kanë shkaktuar problemet e para në qarkullimin e automjeteve dhe vështirësi në disa akse rrugore.

Për shkak të dendësisë së borës komunat e thella të Kukësit, so ajo e Arrenit, Kalisë, Grykë Çajës dhe Zapodit rezultojnë të bllokuara.

Edhe pse pohojnë se situata nuk ka emergjencë, autoritetet vendore për t'i paraprirë problemeve në qarkullim kanë këshilluar përdorimin e zinxhirëve. Kështu në segmentin Kukës-Qafë Mali-Shishtavec është e këshillueshme lëvizja me zinxhirë.

Po ashtu, me zinxhirë këshillohet të qarkullohet edhe në akset Pukë-Fushë Arrëz; Qafë Mali-Kukës; Qafë Mali-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Mirditë.

Edhe në zonën e Bulqizës e të Peshkopisë janë shënuar probleme, në mënyrë të veçantë në komunat e thella.

Vendorët sqarojnë se janë duke mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa rrugorët i bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›