Gripi i shpendëve në Kinë, zbulohet rasti i parë i kalimit nga njeriu tek njeriu
Kinë- Hulumtuesit kanë raportuar rastin e parë të transmetimit nga njeriu tek njeriu të llojit të ri të gripit të shpendëve që është shfaqur në Kinë.
‘British Medical Journal’, tha se një 32-vjeçare ishte infektuar pasi ishte kujdesur për babain e saj. Të dy raportohet se ndërruan jetë më vonë. Ndryshe nga babai i saj, i cili kishte vizituar një treg të pulave në javën para se të sëmurej, ajo nuk ka pasur ekspozim ndaj pulave, por u sëmur gjashtë ditë pas kontaktit të saj të fundit me të.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë provë për këdo të infektuar me virusin H7N9 tjetër përveç pas kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendët. Por ekspertët theksojnë se nuk do të thotë se virusi ka zhvilluar aftësinë për tu përhapur me lehtësi në mes të njerëzve. Deri në 30 qershor ka pasur 133 raste të gripit të shpendëve H7N9 raportuar në Kinën lindore dhe 43 vdekje.
Shumica e njerëzve kishin vizituar tregjet e pulave të gjalla apo kishin patur kontaket të ngushta me shpendët.