E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rindërtimi i kopshtit numër 14. Vijon lirimi i hapësirave publike

bashkia-aksioniTiranë- Bashkia e Tiranës me një investim prej 39 milionë lekësh ka nisur rindërtimi i kopshtit numër 14, në njësinë bashkiake nr.11 në kryeqytet ku nuk ishte investuar prej 13 vitesh.

Kryebashkiaku Basha tha në një prononcim për mediat se ky kopsht do tu vihet në shërbim fëmijëve të Laprakës, brenda 10 muajsh që nga nisja e punimeve.

Puna nis sot, do të përfundojë brenda 10 muajsh dhe në përfundim ne do të kemi një kopsht të parametrave modernë që do u shërbejë një numri fëmijësh dy herë më të madh se sa çu shërben sot apo siç u shërbente deri para pak javësh ky kopsht i amortizuar,- tha Basha.

Basha tha infrastruktura po përmirëson jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

kopshtiNis ndërtimi i kopshtit 14, në njësinë nr.11

Investimet tona po vazhdojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kopshte, çerdhe, shkolla e natyrisht në infrastrukturën parësore të qytetit, kanalizime, ujësjellës e rrugë. Kjo është axhenda jonë e transformimit e cila vazhdon dhe do vazhdojë në interes të qytetarit, në interes të qytetit të Tiranës dhe në përputhje me angazhimet e premtimet e mia, si kryetar i Bashkisë së Tiranës,- tha ai.

Sakaq po sot Policia Bashkiake ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Don Boskos.

Tregtarët ambulantë në këtë zonë por dhe subjektet që operojnë përgjatë rrugës zënë vazhdimisht trotuaret, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve.

Kreu i Policisë Bashkiake Vullnet Topalli ka deklaruar se për çdo rast të përsëritur të zënies së hapësirave publike do të bëhet sekuestrimi i mallit të subjekteve.

Ne kemi disa ditë që po vazhdojmë këtë punë, por përsëri shohim që qytetarë të ndryshëm vazhdojnë aktivitetet e tyre private, në mënyrë të kundraligjshme, duke zaptuar hapësirat publike. U bëj thirrje edhe njëherë, duke shfrytëzuar edhe kamerat që çdo person që merr përsipër të tregtojë në mënyrë të paligjshme, të mos tregtojë në këto rrugica, të mos tregtojë nëpër trotuare, por në tregjet e përcaktuara. Në të gjithë rastet, edhe për rastet që sot ne kemi konstatuar, të përsëritura u kemi konfiskuar edhe mallin e tyre, përveçse gjobave apo masave administrative që kemi marrë ndaj subjekteve të tjera që nuk janë raste të përsëritura. Gjatë gjithë rrugës nga fillimi deri në fund të rrugës Don Bosko do të lirohen të gjithë hapësirat e trotuareve dhe po kështu do vazhdojmë edhe në rrugicat e tjera të Tiranës apo në minibashkitë e tjera,- tha Topalli. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›