E Martë, 3 Nëntor 2026

Gripi i syrit – Mjekët okulistë këshillojnë higjienë dhe mjekim

Asnjë komplikacion nuk është shënuar te pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë kaluar gripin e syrit. Mjeku okulist në poliklinikën e spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër thotë se rastet janë të përditshme.

2 deri në tre pacientë paraqiten me simptomat që e karakterizojnë këtë sëmundje e cila  duket  se nuk njeh moshë.

Sëmundja e syrit zgjat të paktën 10 ditë dhe nga specialistët rekomandohet marrja në mënyrë rigoroze e mjekimit në mënyrë që të mos ndeshen me përkeqësim të simptomave.

Ajo që këshillohet për parandalimin është mbajtja e një higjienë të mirë personale pasi është një sëmundje që transmetohet përmes kontakteve. Duke qenë se infeksioni është ngjitës kërkohet izolimi i rasteve në banesë, sidomos për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe shkollat.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›