E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet mosha e forcës së punës, paga nuk është e vetmja mangësi, kërkohet eliminimi i burokracive

Një forcë pune në moshë të re nuk është më tipar dallues i ekonomisë Shqiptare. Sipas matjeve te fundit te Eurostat, mosha mesatare në Shqipëri është 38.8 vjeç ndërkohë që mesatarja europiane është 44.5 vjeç

Ngushtimi i diferencave paraqet një sërë sfidash për tregun e punës, i cili prej kohësh vuan nga largimi i të rinjve.

Për ekspertet sfidat e tregut të punës sa vjen e bëhet më komplekse. Aktualisht nevojitet një vlerësim në rrafshin kombëtar për të evidentuar të gjitha mangësitë.

Për ekspertin Erion Muça nevojitet që të eliminohen burokracitë në tregun e punës.

Decentralizimi i munguar i ekonomisë në të gjithë territorin e vendit është një tjetër aspekt i cili ka rënduar tregun e punës.

Përqendrimi i ekonomisë në aksin Tiranë-Durrës ka sjellë një pakësim të  mundësive për zhvillim profesional në qytetet e tjera dhe zonat rurale të vendit.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›