E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, shperthim epidemie ne Shqiperi

Mjeket japin alarmin duke paralajmeruar shperthimin e nje epidemie gripi. Ata shprehen se ndryshe nga viti i kaluar virusi shoqerohet me temperature te larte. Per kete arsye pacienti sapo ndjen simptomat e para, duhet te kete kujdes qe te mbaje temperaturen nen kontroll. Nderkohe per sa i perket llojit te gripit i cili qarkullon kete vit ne vendin tone, ai eshte H3N4. "Aktualisht jemi ne prag te shperthimit te nje epidemie gripi, per vete faktin se numri i te prekurve ka ardhur ne rritje nga dita ne dite. Ka ndodhur qe edhe ata persona te cilet e kane kaluar nje here virozen, iu eshte rikthyer per se dyti, nderkohe qe simptomat jane te ndryshme nga ato te vitit te kaluar" ka pohuar mjeku pediater Petrit Caca. Nga te dhenat e mjekeve rezulton se kjo semundje virale, perhapet lehtesisht permes sperklave, teshtimave dhe kolles. Simptomat e semundjes jane dhimbja e kokes ne menyre te vazhdueshme, kolle, temperature e larte dhe gjendje e debult. Per te evituar marrjen e kesaj semundjeje, mjeket keshillojne kufizimin e kontakteve ne ambientet kolektive si kopshte, cerdhe dhe qendrat e punes, sepse virusi eshte ngjites.

Virusi

Epidemiologet kane pohuar se Shqiperia eshte ne prag te epidemise se gripit, pavaresisht se ne laboratoret e tyre nuk eshte regjistruar asnje lloj analize e tille. Kjo per vete faktin se rastet, te cilat kane kerkuar ndihme mjekesore kane marre trajtim ambulator dhe jo shtrime ne spitale. Sipas te dhenave te Shendetit Publik, qe mbledh te dhenat nga te gjithe spitalet e rretheve, ne menyre qe te kene nen mbikeqyrje situaten epidemiologjike, shprehen se aktualisht numri i te prekurve shkon ne 10 mije ne jave. "Gripi po ndjek kurben normale te zhvillimit te tij dhe momentalisht kemi 10 deri 12 mije te prekur ne jave, numer ky qe parashikohet te rritet gjate fundit te shkurtit dhe fillimit te marsit, kur edhe virozat arrijne pikun" ka pohuar Dritan Ulqinaku, specialist i ISHP-se.

Situata

Situata ne te cilen ndodhemi per sa i perket rasteve te gripit, eshte ne stadet mesatare ku numri i te prekurve eshte rreth 10 mije. Sipas specialisteve te Shendetit Publik rezulton se shifrat jane te larta kur tejkalohet shifra 14 apo 15 mije raste ne jave. "Nga nje situate e qete gripale, kemi kaluar ne nje situate te mesme te gripit. Per kete shkak iu kerkojme urgjencave te spitaleve, te marrin masa per te siguruar pajisje dhe medikamente per te perballuar ndonje shperthim te afert te gripit" kane pohuar specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Dhimbje fyti, dhimbje koke, temperature e larte qe shoqerohet edhe me te vjella, jane vetem disa nga shenjat qe kane shumica e pacienteve kur paraqiten neper spitale. Sipas specialisteve, personat te cilet nuk kane kryer vaksinen kunder gripit dhe nuk jane me gjendje gripale, jane ende ne kohe per ta kryer ate. S.Isaku

Keshillat

Te mos konsumohet uje i ftohte

Lengjet te konsumohen me temperature ambienti

Veshje ne baze te temperatures se ajrit

Konsum te lengjeve pa gaz

Keshillohet lengu i portokalltit

Perdorimi i frutave me vitamine C

Berja e vaksines anti-grip tek femijet dhe te moshuarit

Prejardhja

Virusi qe ka prekur aktualisht Evropen, pritet te mberrije tek ne ne fillim te muajit shkurt. Per sa i perket llojit te tij, ai eshte i ngjashem me ate te vitit te kaluar dhe nuk pritet qe te kete shume komplikacione.

Vaksina

Kryerja e vaksines ne kete periudhe keshillohet nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik, ashtu sikurse edhe periudha e tetor-nentorit. Sipas tyre efektshmeria e saj eshte e njejte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›