E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama drekon tek "Komuna e Parisit"

Kalimi i nje dreke me qytetare te Tiranes tashme eshte kthyer ne nje tradite per kryebashkiakun Rama. Gjate dites se djeshme ai ka drekuar me familjen e Sadat Bekteshit, nje familje qytetare e ardhur ne kryeqytet nga Tepelena, dhjete vjet me pare dhe e vendosur ne zonen e "Komunes se Parisit". Duke qene nje nga lagjet me problematike per sa i perket furnizimit me uje, familja bektashi ka perqendruar biseden ne kete pike. "Kjo zone ka probleme me ujin sepse nuk jane bere investime ne ujesjelles. Per t'iu pergjigjur gjithe ketij zgjerimi qe ka zona, dhe ketu nuk eshte problemi thjesht i atyre ndertimeve qe jane ne administrim te bashkise, por te gjithe ndertimeve lart ne Koder, qe nuk jane ndertime me autorizim te bashkise. Ato ndertime jane bere me autorizimin e komunave qe japin lejet per ndertim dhe pastaj te gjithe qytetaret kerkojne ujin nga kryeqyteti" ka pohuar Rama. Sipas tij, nuk eshte kompetence e bashkise se Tiranes per te rregulluar rrjetin e ujesjellesit pasi kalimi i kompetencave nuk eshte bere ende. "Sherbimi nuk vjen sepse nuk eshte ne doren e atij qe duhet ta jape me kushtetute e me ligj, se "ta jep ligji, po s'ta jep Maliqi". Megjithate, edhe 149 dite do bejme durim dhe gjithcka do behet me mire, edhe per ujin"ka theksuar Rama gjate fjales se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›