E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi shtohen rastet e te prekurve ne poliklinika e spitale

Mjeket Keshillojme vaksinimin e femijeve te personave mbi 55 vjec dhe te semureve kronike

Me ndryshimin e klimes ka nisur edhe sezoni i virozave. Nga ditet e ftohta dhe shiu i vazhdueshem i ketyre diteve sipas Institutit te Shendetit ka pasur rritje te numrit te te shtruarve dhe te paraqiturve ne spitale e poliklinika por shifrat nuk jane alarmante. Sipas ISHP-se sindromat e shfaqura jane ftohje diarre dhe infeksione respiratore. Aktualisht aktiviteti i gripit eshte i ulet akoma nuk verehet qarkullim i viruseve te gripit apo i viruseve te tjera respiratore ne popullate por trendi i infeksioneve respiratore eshte ne rritje.

Gripi

Mjeket thone se moshat me te prekura nga gripi stinor jane femijet deri ne 15 vjec si dhe moshat mbi 55 vjec. Sipas tyre mbizoteruese ne stinen e dimrit jane infeksionet respiratore. Aktiviteti viral eshte goxha i larte dhe deshmon se virusi i gripit ka nisur te qarkulloje ne vendin tone. Keshilloj vaksinimin e femijeve personat mbi 55 vjec dhe te semuret kronike - tha drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero. Vaksina antigrip prej kohesh gjendet ne te gjitha farmacite e vendit ndaj mjeket bejne thirrje qe ajo te aplikohet ne kohe ne menyre qe qytetaret te mos manifestojme simptoma te renda te gripit.

Analizat

Keshtu ne Spitalin Pediatrik dhe Infektiv ne QSUT si edhe ne Spitalin Universitar te Semundjeve te Mushkerive monitorohen nivelet e shtrimit dhe te vizitave ne baze ditore dhe javore - shprehen specialistet e ISHP-se. Po keshtu theksohet qe gjate sezonit te gripit perforcohet survejanca me monitorimin edhe te institucioneve shkollore dhe parashkollore per mungesa si edhe qendrat e punes. Nga ana tjeter certifikimi i Laboratorit te Virologjise ne ISHP i ka te gjitha kapacitetet diagnostikuese te rekomanduara nga OBSH-ja. Cdo sinjal i vecante vleresohet nga sherbimi epidemiologjik i rrethit dhe ekipi Kombetar i Survejances i ISHP-se. Ne Departamentin e Kontrollit te Semundjeve Infektive punojne grupe pune te perkushtuara per perballimin e cdo situate epidemiologjike.

Keshilla

Nje mase e rendesishme per tu mbrojtur nga i semuri eshte dhe higjiena personale dhe sidomos larja e duarve ne menyre te shpeshte. I semuri ne familje eshte mire te qendroje ne nje ambient te vecuar pak a shume dhe eshte mire qe te perdore kart-peceta njeperdorimshme. Enet qe ai perdor duhet te lahen dhe te dezinfektohen.

Pra duhet te merren masa te tilla ku gjithmone te kihet parasysh qe semundja e gripit mund te perhapet dhe nga ajri por dhe nepermjet kontaktit me kete virus. Ne rastet kur nena qe ka femije ne gji eshte e semure me grip duhet te mbaje nje higjiene shume te rrepte personale sidomos ne larjen e duarve dhe perdorimin e maskave prej garze ne fytyre goje e hunde sidomos kur i jep gji femijes se saj. Po ashtu nje regjim ushqimor i pasur me elemente si kriperat minerale vitaminat qe bejne te mundur forcimin e sistemit imunitar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›