Rama pergjegjes i kolapsit te trafikut prej punimeve elektorale

Prefekti i Tiranes Keltis Kruja ka akuzuar dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama si pergjegjes per kolapsin e trafikut qe perjetuan dy dite me pare qytetaret e kryeqytetit.
Ne nje konference te posacme per shtyp prefekti i Tiranes deklaroi se Bashkia e Tiranes eshte ligjerisht pergjegjese per sinjalistiken dhe drejtimin e levizjes se mjeteve ne rruget e Tiranes qe do te thote se e vetmja pergjegjese per situaten e renduar te trafikut ne kryeqytet eshte ajo vete dhe kryetari i saj.
Ai i cilesoi te papergjegjshme akuzat e kryetarit te Bashkise ndaj policise per trafikun pasditen e te henes duke thene se Rama kerkoi te perbalte punen e njerezve qe i sherbejne popullit me ore te tejzgjatura si ne dite me diell ashtu edhe me shi.
Kruja theksoi me tej se kryebashkiaku ne vend se ti kerkonte falje qytetareve te Tiranes per kaosin dhe problemet qe ai vete krijoi me punimet e tij elektorale neper rruget e kryeqytetit u shfaq ne trajten me te shemtuar te nje zyrtari kryeqyteti duke sulmuar shtetin.
Prefekti i Tiranes informoi se bazuar mbi shqetesimet e shfaqura nga drejtuesit e policise ai i ka derguar shpeshhere mesazhe kryetarit te Bashkise se Tiranes per menyren si Rama i menaxhon punimet ne rruget e kryeqytetit.