Gripi, vendi në prag pandemie Vasili: Shmangni grumbullimet
Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit sezonal, i cili po shfaqet edhe më i rrezikshëm se virusi A H1N1. Deklrata është e kreut të dikasterit të Shëndetësisë, Petrit Vasilit, i cili u rekomandoi qytetarëve që të shmangin grumbullimet masive, përtë evituar kështu përhapjen e dy viruseve gripalë që kanë shkaktuar mijëra viktima në mbarë botën. Duke iu përgjigjur shqetësimit të gazetarëve për tubimin e parashikuar për të premten nga Partia Socialiste, ministri Vasili tha se edhe në Europë grumbullimet e tilla janë eliminuar e madje nuk lejohen.
Vasili “Jemi në fillimin e një epidemie nga gripi stinor dhe për fat të keq janë shfaqur raste me klinikë të ashëpr gjendje febrile e lartë mbi 39 dhe jo si në rastet e zakonshme të gripit stinor. Evitoni grumbullimet, pasi rrisqet janë shumë serioze.”
E për shkak të kësaj rrezikshmërie, ministri Vasili tha se gjatë protestës do të mbahet hapur non stop laboratori i analizave të A H1N1 dhe se pranë protestuesve do të ketë edhe ekipe mjekësore.
Të gjendur në këtë situatë, ministri i Shëndetësisë u kërkoi qytetarëve përgjegjshmëri maksimale edhe në rastet kur konstatojnë simptoma të virozave, duke i këshilluar që të kontaktojnë pa asnjë vonesë mjekun. Në fund të muajit pritet mbërritja e vaksinave të posaçme kundër gripit të derrit. Ndërsa vaksina e gripit sezonal është në treg prej disa javësh.