Lushnje, Shkolla mbetet pa oborr pronarët rrethojnë tokën
Shkolla 9–vjeçare “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjes prej dy muajsh ka mbetur pa oborr. Ai është rrethuar me tela nga disa persona që pretendojnë se janë pronarë të truallit. Mësuesit dhe 1300 nxënësit e kësaj shkolle kanë dërguar një peticion zyrës arsimore ku i kërkojne lirimin e ambienteve. Sipas Drejtorisë së urbanistikës në Bashki, trualli i shkollës i është kthyer pronarit, i cili ka kërkuar pranë Bashkisë leje ndërtimi për një pallat. Por leja nuk është miratuar ende. Drejtoria e shkollës ka dërguar dhe një shkresë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe KRRTRSH–së, ku u kërkon ndërhyrje të menjëherëshme për lirimin e oborrit të shkollës.