E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Gati të bashkëpunojmë me opozitën

Vetëm 24 orë përpara zhvillimit të protestës së paralajmëruar të socialistëve, maxhoranca qeverisëse i ka bërë edhe njëherë thirrje kryesocialistit t’i japë fund bojkotit. Apeli kësaj here ka ardhur nga zv.Kryeministri dhe Minisitri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, i cili e ka cilësuar si jo serioz qendrimin që po mban selia rozë.
Duke thënë se mazhoranca është gati t’i lërë në dorë opozitës edhe drejtimin e reformës zgjedhore, Meta shpjegoi se qeveria nuk mund të pranojë kushtet absurde të vendosura nga Partia Socialiste, siç e quajti kërkesën për hapjen e kutive. Këto deklarata zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Meta i bëri në Komisionin e jashtëm parlamentar ku raportoi për progresin e arritur deri më tani në përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›