E Diel, 1 Nëntor 2026

Griselda Roshi në polici, nuk dihet fati i fëmijës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshimet e saj se zonja e parë e Kavajës mund të ketë inskenuar vetë ngjarjen pasi hodhi poshtë pistën e rrëmbimit. Për këtë arsye, Griselda është shoqëruar në polici për të sqaruar në detaje gjithë këtë histori.

Teksa pritet që 28-vjeçarja t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, fati i fëmijës i cili do lindte për pak ditë nuk dihet ende.

Në raste se ngjarja është inskenim, bashkëshortja e kryebashkiakut do të akuzohet për padi të rreme. Nga ana tjetër, familjaret e saj janë shprehur të habitur nga deklarata e Prokurorisë se nuk ka elemente të rrëmbimit dhe dyshojnë se po fshihet ngjarja e vërtetë./Start/

                                                                                             2011-06-02 13:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›