Zyrtare, rrëmbimi i sajuar nga vetë Griselda Zaimi

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Tiranës tha se fillimisht është marrë në pyetje shtetasja J. T., me të cilën bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës ka pirë kafe pranë qendrës tregtare “Kristal”.
Kjo shtetase ka thënë se Griselda ka marrë një taksi për tu larguar nga aty, dhe pas deklaratës së saj policia ka marrë në pyetje taksistin që ka bërë shoqërimin e Griseldës.
Taksisti ka thënë se e ka marrë gruan tek qendra “Kristal” dhe e ka çuar tek hotel “Broduej” pranë stadiumit “Selman Stërmasi". Më pas policia ka marrë në pyetje punonjësit e hotelit, të cilët kanë theksuar se Griselda ka bërë rezervimin rreth orës 19:00 të ditës së martë.
Sipas dëshmisë së punonjësit të natës në hotelin “Broduej”, Griselda ka dalë rreth 01:50, ku nuk dukej se ishte shtatzënë. Më pas ajo ka marrë një taksi, e cila e ka çuar pranë qendrës mjekësore “IKEDA”. Sipas zëdhënëses së Policisë së Tiranës, janë marrë në pyetje punonjësit e klinikës, të cilët kanë theksuar se gruaja nuk kishte shenja shtatzënie apo shqetësime të tille.
Ajo ka marrë thjesht një serum, pasi ndjente marrje mëndësh. Në këtë klinikë Griselda Zaimi ka qëndruar deri në orën 03:20 të ditës së mërkurë, dhe më pas është larguar nga aty.
Aktualisht gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës është marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rëndë, të cilët pritet të bëjnë të ditur arsyet e “supermashtrimit” të saj. /Start/
2011-06-02 14:33