E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri japonez i shpëton mocionit të mosbesimit

Para mocionit, Kan theksoi para partisë së tij se do të linte pushtetin sapo kriza të vihej komplet nën kontroll. Ai rrezikonte të humbte mosbesimin nga rebelimi i disa anëtarëve të partisë së tij.

Më pas 64-vjeçari Naoto Kan kërcënoi me zgjedhje të parakohshme legjislative nëse kalonte në minorancë, por mocioni i mosbesimit u hodh poshtë me 293 vota nga 479 anëtarë që ka parlamenti japonez.

Katastrofa e marsit vrau mijëra persona dhe dëmtoi rëndë impiantin bërthamor të Fukushimas.

Kur Kan u zgjodh kryeministër vitin e kaluar, ai u bë kryeministri i pestë i Japonisë në pesë vjet. Deri më tani ai i ka shpëtuar shumë tentativave për ta rrëzuar nga pushteti./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-02 12:10
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›