“Gropa e Sejdise”, tani xhami
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha iu ben “dhurate” myslimaneve, me rastin e Bajram Kurbanit, nje truall ne qender te kryeqytetit. Keshtu, qeveria vendosi dje, ne mbledhjen e radhes se saj te kompensoje Komunitetin Mysliman ne vend me nje truall prej 1 mije e 185 m2. Kjo siperfaqe ndodhet mbrapa Pallatit te Kultures, ne vendin e njohur ndryshe si “gropa e Hajdin Sejdise”. Keshtu, komuniteti mysliman ne kryeqytet do te kete mundesi te ndryshoje edhe imazhin e kesaj siperfaqe toke, e cila prej vitesh ka funksionuar si vend qe frekuentohej nga prostitutat dhe perdorues droge. Ne vendimin e djeshem te qeverise, kjo siperfaqe toke deri tani shteterore i kalohet Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per te kryer keshtu procedurat per kalimin nen pronesine e Komunitetit Mysliman. “Siperfaqja truall, prej 1185 m2, prone shteterore, me vendndodhje ne Tirane, ZK 8380, me numer pasurie 2/329, me kufij: ne veri, rruge; ne jug, rruge; ne lindje, pasuria 2/94; dhe ne perendim, rruge, sipas plan-vendosjes, qe i bashkelidhet ketij vendimi, te kaloje ne fondin e kompensimit fizik e te vihet ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave”, theksohet ne vendimin e djeshme te qeverise. Keshtu sipas ligjit, kjo siperfaqe do te sherbeje per kompensimin fizik te Komunitetit Mysliman Shqiptar, te prones se njohur me vendimet nr. 459, date 21.2.1996, dhe nr.345, date 24.9.2000, te ish-komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave. Per te zbatuar kete vendim Berisha ngarkoi dje Ministrine e Drejtesise, Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Siperfaqja e tokes tani e tutje do te jene nen pronesi te Komunitetit Mysliman, per shume vite ka qendruar si grope e hapur ne qender te kryeqytetit. Kjo grope per shume vite ekzistoi si nje vend ku kryhej prostitucion dhe u be problematike per banoret e Tiranes, pas kthimit ne nje lulishte modeste, duke se do te “pastrohet” shpirterisht, teksa Kryeministri Berisha vendosi t’ia ktheje Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Me rastin e fundvitit dhe te festes se Bajram Kurbanit, duket se Kryeministri Berisha ka vendosur te “shperbleje” edhe besimtaret myslimane ne te gjithe vendin. Keshtu dje qeveria miratoi edhe dhenin e nje trualli prej 1mije e 185 m2 per komunitetit mysliman, duke mbajtur nje nga premtimet e tij ndaj ketij komuniteti.
Kryeministri Berisha gjate nje vizite ne Kavaje, pak muaj me pare, u perfshi ne nje debat me imamin Xhaferr Shkodra. Imami i kerkoi Kryeministrit Berisha te jepte leje ndertimi per nje xhami te madhe ne qender te kryeqytetit dhe Berisha theksoi se leje nuk kishte ne dore, por do t’i kthente tokat komunitetit fetar.