E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet kanali, vdesin dy kopshtare

Shembja e nje kanali vadites, ne te cilin po punonin si punetore krahu, i ka marre jeten dy banoreve te fshatit Dvoran ne rrethin e Korces. Kasem Shameti, 45 vjec dhe bashkefshatari i tij, Kujtim Bregu, 55 vjec, ishin duke germuar nje kanal afro gjysme metra te gjere dhe gati 5 metra te thelle per te shtrite tubacione per kalimin e ujit per vaditje. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth ores 14:00 te dites se djeshme, ne nje koder mbi fshatin Dvoran qe ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit, ne rrugen nacionale qe te con ne Kolonje. Siper kanalit, punonte edhe nje mjet germues ne ndihme te dy banoreve qe punonin per kanalin ujites qe do te vadiste kopshtet e tyre me peme frutore. Befas, nje masiv dheu i paqendrueshem eshte shembur, duke zene perfund te dy kopshtaret. “Ne momentet e para te tronditjes, shoferi i mjetit germues, Gjergji Shkembi, ka pesuar nje gjendje te fikti dhe eshte derguar ne spitalin e Korces”, tregoi per “Koha Jone”, nje banor i fshatit. Ai thote se ka qene pikerisht drejtuesi i mjetit germues, ai qe ka sinjalizuar per kete fatkeqesi te dyfishte duke vene ne levizje jo vetem bashkefshatare te shumte, por edhe forca policie dhe grupin hetimor. Mjeti germues eshte vene serish ne pune mbi kanalin e thelle, por kete here per te nxjerre trupat e dy viktimave. Burime te policise thane se deri ne oren 16:00, pra afro dy ore pas ngjarjes, nuk ishin nxjerre nga fundi i kanalit trupat e dy kopshtareve. Banore te fshatit Dvoran, e shpjeguan kete fatkeqesi me faktin se ne vendin ku po punonin dy viktimat, dheu ishte i hedhur dhe nuk kishte taban, apo lidhje me token. Ata thane se dy kryefamiljaret kane lene pas nga tre femije.
G. Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›