E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja dhe djali i Mlladiçit padisin shtetin serb

Bashkëshortja dhe djali i të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç, kanë paditur Serbinë për konfiskimin e parave të tyre.
 

Sipas mediave serbe Bosilka dhe Darko Mlladiç kanë paditur shtetin serb pasi sipas tyre prokuroria për krime lufte dhe policia, i kanë marrë pa të drejtë 14. 540 euro, gjatë bastisjes së shtëpisë më 22 shkurt të vitit 2010.

Sipas avokatit të familjes Mlladiç, Milosh Shaljiç, nuk ka pasur asnjë bazë për konfiskimin e këtyre parave.
 

I akuzuari për krime lufte, Ratko Mladiç kërkohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe vrasjen e civilëve boshnjak në betejën e Srebrenicës në vitin 1995.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›