E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, goditën policët para KQZ-së, arrestohen 2 vëllezërit

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët kanë goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë tubimit përpara Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për shtyp policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Urim Marku 27 vjeç, i dënuar më parë për "Plagosje të rëndë me dashje", me detyrë punonjës në Bashkinë e Tiranës dhe Shpëtim Marku 36 vjeç.
Sipas policisë arrestimi i dy vëllezërve, u krye sepse këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe fyer punonjësit e policisë në krye të detyres", duke shtyrë, goditur me sende të forta forcat e policisë, me synim kalimin me dhunë të kordonit të policisë, i cili ishte vendosur me planizimin në pjesën hyrëse të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, bazuar në vendimin e këtij të fundit.
Policia thekson se dy vëllezërit Marku gjatë përplasjes fizike me forcat e policisë janë dëmtuar dhe po ashtu punonjësit e policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe në Spitalin "Nënë Tereza" Tiranë.
Ndërkohë policia e Tiranës fton pjesëmarrësit në tubim, të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›