E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionohet gjendja në veri të Kosovës, serbët bllokojnë rrugët

Dhjetëra banorë edhe biznesmenë serbë kanë bllokuar edhe sot rrugën në afërsit të Zubit Patokut, në veri të Kosovës.

Policia në Mitrovicë bëri të ditur se bllokimi i rrugës është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të fundit të Jevro Panteliç, i cili akuzohet për përfshirje në krim të organizuar.

Kreu i Shoqatës së biznesmenëve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviç, ka deklaruar se rruga nuk do të zhbllokohet deri në lirimin e Panteliçit.

Policia kosovare ka bërë të ditur se një grup serbësh kanë bllokuar sot edhe urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për t`u solidarizuar me biznesmenët e Zubin Potokut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›