E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gruaja dhe mjedisi”- Aktivitet në kuadër të 16-ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore erdhen ndryshe këtë herë. Aktiviteti u titullua “Gratë dhe mjedisi”. Sa afër dhe larg është gruaja nga mjedisi, çfarë e bashkon dhe ndan atë?

Gra të zonës Shirokë-Zogaj përmes shembujve të jetës së tyre treguan edhe një herë që forca e gruas thyen çdo barrierë mendore e fizike.

Vajza dhe gra, eksperte të mjedisit, punonjëse sociale, me rol të rëndësishëm në shoqëri dhe institucione lokale teksa zgjodhën të eksplorojnë me varkë liqenin e Shkodrës, ndanë bashkë eksperienca mbi rolin e grave jo vetëm në familje, por edhe mjedis.

Gazetar: E. Molla

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›