E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e Kakas, "qetëson" tifozët e Milanit

Rikthimi i Leite Kakas në Milan është tema më e përmendur orëve të fundit në merkaton italiane. Ylli i Real Madridit ishte në Itali në dy ditët e fundit ku zhvilloi bisedime me ish skuadrën e tij dhe takoj ish bashkëlojtarë të tij.

Kaka sot është dashur të lë Italinë për tu rikthyer në stërvitjet e Realit. Një shpresë për transferimin e tij në Itali e la bashkëshortja e tij, Carolina Celico.

Ajo në rrjetin e saj në "Twitter" shkroi: "Mirupafshim Milan. Shihemi së shppejti".
Ky njoftim i saj i ka lënë me shpresë tifozët e Milanit se në fund të afatit kalimtar Kaka do ti bashkohet Milanit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›