E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka’: Jam gati për Milanin

Rikardo Kaka’ është gati që të rikthehet te ekipi i Milanit pas dështimit te Reali i Madrdit.

Braziliani gjatë një vizite në Milano në një deklaratë për mediat i ka drejtuar një mesazh të qartë drejtuesve të Milanit dhe Realit.

“Unë jam gati që të rikthehem në Milano nëse drejtuesit e të dy ekipeve do të arrinin marrëveshjen.

Milani është një ekip që e dashuroj, një gjë të tillë e kamë thënë edhe kur jam larguar.

Megjithatë ajo që iku nuk kthehet më pas dhe unë jam gati të filloj një epokë të re me Milanin” përfundon Kaka’

(d.b/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›