Wilshere: Unë Gerrardi i Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka thënë se ëndërron të jetë aq i mirë po aq sa Stiven Gerrard. Wilshere tha se është Gerrard futbollisti që e frymëzon atë në karrierën e tij dhe dëshiron të jetë ai Gerrardi i Arsenalit.
"Për mua Gerrard është lojtari më i madh ndonjëherë. Ai është një model për mua dhe për secilin mesfushor në botë. Ai për vite me radhë është zemra e Liverpoolit çka dua të jem edhe unë në Arsenal si ai.
Ai është futbollisti më i mirë anglez ndonjëherë, është një model se si luhet futbolli. Në qoftë se do të kisha dëshiruar të më krahasoni me dikë, do të doja ta bëni këtë me Gerrard.
Më pëlqen se si e merr topin, inteligjenca e tij, pasimet e tij, frymëzimi i tij. Unë ndoshta nuk mund të jem kurrë si ai. Vrapimi i tij i gjatë është më i mirë se i imi" deklaroi Wilshere.
Mesfushori i ri anglez tha se fitorja në FA Cup ndaj Swanseas ishte aq e madhe ndërsa goli i tij poashtu ishte një frymëzim nga Gerrard.
"Më kujtohet se si Gerrard shënoj një gol të ngjashëm në finalen e kupës ndaj West Hame dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiacos. Unë e mendova atë dhe u inspirova" përfundoj Wilshere./Indeksonline/