Gruaja e Kosta Trebickës “fiton” pasuritë në gjyq
Gjyqtarja ka vendosur të pranojë kërkesën e bërë nga Brunela Trebicka, duke i dhënë asaj autorizimin për kryerje transaksionesh dhe veprimesh juridike me pasurinë e fëmijës së saj të mitur
TIRANE-Kanë mjaftuar vetëm dy seanca gjyqësore, që gjykata e Tiranës të lëshojë një autorizim për të venë e Kosta Trebickës, Brunela Krasniqi, e cila do të administrojë pasurinë e të birit Xhoi 11-vjeçar. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elona Gjoka, mesditën e 17 prillit 2009. Gjyqtarja ka vendosur të pranojë kërkesën e bërë nga Brunela Trebicka, duke i dhënë asaj autorizimin për kryerje transaksionesh dhe veprimesh juridike me pasurinë e fëmijës së saj të mitur. Po ashtu, gjyqtarja ka vendosur të pranojë dhe kërkesën e dytë të paditëses. E veja e njeriut që denoncoi trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, kërkonte rinovimin e një kredie në shumën prej 880 mijë eurosh, që bashkëshorti i saj Kosta kishte marrë për llogari të shoqërisë “Xhoi”. Firma bën ambalazhime dhe ishte kontraktuar nga kompania AEY e Efraim Diverolit për të paketuar fishekët që do të dërgoheshin drejt Afganistanit, por më pas u nxor jashtë loje.
Kosta Trebicka gjeti vdekjen mesditën e 12 shtatorit 2008, gjatë një aksidenti automobilistik në fshatin Lekas të Korçës, në vendin e quajtur “Kullat e Gjergjevicës”. Makina tip “Nisan kabriolet” me targa TR 88 43 J, me ngjyrë të kuqe me të cilën udhëtonte Trebicka, u batua duke zënë poshtë denoncuesin e trafikut të armëve, vetëm pak ditë pasi ndodhi tragjedia e rëndë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit të një fabrike që çmontonte armë dhe municione, gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(d.bGSH/BalkanWeb)