E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mot i freskët, shira në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të freskëta dhe shi. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm 

TIRANË- Sot, në vendin tonë do të jetë mot me reshje shiu në të gjithë teritorin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, të lagta dhe më të freskëta.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 gradë celsius më pak për temperaturat më të ulta dhe 2 gradë më pak ato maksimale.
Temperaturat më të larta do të shënohen me 2ë gradë në Elbasan, 21 në Tiranë kurse më e ulëta në Korcë e Peshkopi me 6 dhe 7 gradë.

Por edhe gjatë ditës së nesërme ( e Mërkurë), moti do të karakterizohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Po kështu parashikohet zbritje të lehtë të temperaturave. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›