E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e të kërkuarit për krime lufte: Mlladiç ka vdekur

BEOGRAD- Jam e sigurt se Ratko Mlladiç ka vdekur. Deklaratën e ka bërë vetë bashkëshortja e njeriut me të kërkuar për krime lufte në Europë Bosilka Mlladiç, ndërsa u paraqit në një gjykatë në Beograd për tu përballur me akuzat për armëmbajtje pa leje.

Duke folur para gjykatësve, ajo tha se beson se Mlladiç nuk është më gjallë pasi ka pësuar tre herë hemoragji cerebrale dhe nuk do mund të mbijetonte pa ndihmë të specializuar mjekësore.

“Nëse do të ishte gjallë do të kishte gjetur mënyrën për të na telefonuar”,- tha Bosilka Mlladiç.

Ish gjenerali serbo-boshnjak, Ratko Mlladiç ndodhet në arrati që nga viti 1995 ndërsa akuzohet për genocide dhe krime lufte në lidhje me konfliktin në Bosnje në vitet 1992-95.

Sipas mediave ai fshihet në Serbi i mbrojtur fort nga ish-bashkëluftëtarët e tij. Familja e tij ka bërë disa herë kërkesë, që Mlladic të deklarohet zyrtarisht i vdekur, por pa sukses.

(e.m/NEW24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›