Obama: SHBA-ja ka ende shumë punë për të bërë
"Tani është rradha juaj. Në këto dy vjet kemi bërë gjera të rëndësishme, nga lufta me krizën ekonomike deri tek reformat në shëndetësi. Amerika ka një histori për të treguar". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barak Obama, gjatë fjalimit të tij parë si kandidat për president.
"Politika nuk është të shesësh sapuna, tani duhet të dëgjojmë dyshimet dhe shpresat e njerëzve të cilët nuk janë të kënaqur" ka vazhduar më tej Obama. Ai i është përgjigjur edhe kritikave të republikanëve për një hapje shumë të shpejtë të fushatës.
"Tani në Washintgon, nga shkurtimet në buxhet tek Libia dhe Lindja e Mesme, kemi shumë për të bërë. Për ca kohë nuk mund të merrem me fushatën. Kemi shumë edhe shumë punë për të bërë " theksoi Obama.
Republikanët kritikuan Obamën, duke deklaruar se një hapje e fushtës 15 muaj përpara, do ti tërhiqte presidentit vemendjen dhe nuk do ta lejonte që të qeveriste.