E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja gjen në dollap hajdutin dhe e mban peng

hajduti-ne-shtepiNjë hajdut adoleshent pasi ka dëgjuar derën e apartamentit të hapej ka shpejtuar të fshihet në dollapin e rrobave ndërsa është zbuluar nga e zonja e shtëpisë që më pas e ka lidhur të riun duke njoftuar më pas policinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës së Dibrës në Tiranë. Vjollca. Ç, banore në këtë rrugë duke u kthyer në shtëpi rreth orës 21:00 ka dëgjuar zhurma në kohën kur ka hyrë në banesën e saj. Kjo gjë ka ngjallur kureshtje tek e zonja e shtëpisë duke i bërë një kontroll total shtëpisë, por nuk ka gjetur askënd. E qete shtetësja Vjollca. Sapo ka ndërruar rrobat dhe në kohën kur ka hapur dollapin ka gjetur të fshehur aty adoleshentin Shpresim. M me origjinë nga Kukësi dhe banues në Paskuqan. Pa dhënë alarmin gruaja duke u përleshur për disa minutave hajdutin i cili ka tentuar të dalë edhe nga ballkoni i shtëpisë e ka mbërthyer 17-vjeçarin që kishte futur në bluzën e tij një sasi bizhuterish të grabitura në shtëpinë e 40- vjeçares. Më pas e ka lidhur me çka mundur dhe e ka futur sërish në dollapin e rrobave, dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Ndërkohë që policia bën me dije se 17-vjeçari kishte hyrë nga ballkoni dhe është një person me precedent penal, i arrestuar më parë për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Vjedhjet në kryeqytet duket se janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit dhe policia e kryeqytetit prej disa muajsh në lidhje me këto precedentë ka nxjerrë një paketë këshillash për qytetarët për tu ruajtur nga grabitje të ndryshme në banesat e tyre apo në ambiente publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›