E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja ne Kosove ende e pabarabarte

Shkalla e ulet e punesimit te grave veshtiresite per qasje ne sherbimet shendetesore shkalla e ulet e integrimit ne ekonomi si dhe numri i vogel i grave ne pozita udheheqese ne administraten publike vleresohen te jene nder faktoret kryesore qe ndikojne ne poziten jo te mire te gruas ne Kosove. Osnat Lubrani nga Ekipi i Kombeve te Bashkuara ne Kosove thote se pjesemarrja jo e barabarte e femrave ne arsim politike dhe fusha te tjera ushtron ndikim te madh ne gjendjen e pergjithshme te grave. Ajo merr si shembull perfshirjen e grave ne shkallet e ndryshme te pushtetit.

Kosova e ka nje presidente dhe disa ministre te fuqishme por kur flitet per shkallet me ulta te pushtetit grate jane te paperfaqesuara dhe nuk kemi madje as nje kryetare komune ne tere Kosoven thote zonja Lubrani.

Per shefen e grupit te grave parlamentare Teuta Sahatciu pabarazia eshte shprehur edhe ne fushen e ekonomike dhe statistikat flasin per perfaqesim te vogel te gruas.

Nuk eshte lajm i mire kur lexohen numrat dhe ato numra tregojne qe gruaja ka nje perfaqesim bukur te vogel si ne perfshirjen dhe ndikimin e saj ne zhvillimin ekonomik te Kosoves ku thuhet se 92 per qind te pronave jane ne pronesi te burrave ku shumica e bizneseve jane ne pronesi te burrave dhe perqindja e papunesise kur vjen te grate eshte shume me e madhe se papunesia e burrave. Kjo tregon se ne aspektin ekonomik gruaja me te vertete nuk eshte e perfshire ashtu si duhet ne zhvillimin ekonomik te Kosoves thote ajo.

Zonja Sahatciu thote se infrastruktura ligjore eshte e bollshme por zbatimi i saj mbetet problemi kryesor.

Kosova ka nje Kushtetute shume moderne ka ligje te cilat nuk diskriminojne perkundrazi jane ligje afirmative por kur vjen te implementimi i ligjit aty kemi nje ngecje shume te madhe. Ka shume aspekte te cilat ndikojne deri te kjo por mendoje qe secili grup parlamentar dhe institucion duhet te beje pjesen e vet te punes per ta permisuar gjendjen thote zonja Sahatciu.

Drejtoresha e Qendres Kosovare per Studime Gjinore Luljeta Vuniqi thote se viteve te fundit verehet perparim ne perfshirjen e grave ne proceset e  rendesishme politike.

Grate e kane vendim ne pozitat vendimmarrese. Grate kane munguar ne procesin e ndertimit te paqes ne vitet e shkuara sidomos ne pjesemarrje ne negociata. Tani me nje grua ne krye te bisedimeve me Serbine mendoj se eshte nje hap drejt permisimit te pjesemarrjes se grave ne procese te rendesishme neper te cilat po kalon Kosova. Per sa i perket pjesemarrjes se gruas ne politike kemi permisim te kufizuar kete e thote edhe raporti i progresit te Komisionit Evropian kur eshte fjala per fushen e te drejtave te grave ne pergjithesi dhe pjesemarrjes se saj ne vendimmarrje thote zonja Vuniqi.

Zonja Lubrani thote se gjendja me e veshtire eshte tek komunitetet pakice sic jane komunitet rome ashkali dhe egjiptas. Gjendja e rende perfshine te gjitha fushat e jetes thote ajo.

Keto jane komunitete qe pesojne edhe nga diskriminimi. shte me shume rendesi qe Kosova e cila perpiqet te behet  nje vend i perparuar synon po ashtu te jete nje shoqeri qe respekton standardet nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe te siguroje mundesi te barabarta per te gjithe qytetaret e saj. Prandaj eshte me rendesi nje perqendrim me i fuqishem per permbushjen e ketyre synimeve thote zonja Lubrani.

Raportet e herepashershme te organizatave vendase e nderkombetare vene ne pah poziten e veshtire dhe jo te barabarte te grave ne Kosove por ka pak raporte qe flasin per ndonje ndryshim pozitiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›