E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen punonjësit e Policisë se Shtetit, të rënë në krye të detyrës

TIRANE- Vepra e punonjësve të Policisë së Shtetit, që ranë në krye të detyrës, është kujtuar në një ceremoni, të zhvilluar sot në Policinë e Shtetit, në diten e nderimit të tyre.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i pranishëm në këtë ceremoni, shprehu nderimin më të thellë për sakrificën sublime të punonjësve të policise që ranë ne detyrë.
“Dëshiroj të shpreh nderimin e thelle sot, në këtë ditë të kujtimit, të nderimit të të gjithe atyre, që na lanë një ament, i cili do të jetë më i gjatë se çdo jetë e jona, amanetin e ruajtjes se nderit, dinjitetit, kontributit ndaj shtetit dhe ligjit. Sot është një ditë kujtimi, i cili na sjell në vëmendje të gjithë ata që vunë në shërbim të kombit, ligjit, atdheut, të çdo qytetari, sakrificën më të madhe që ka njeriu, jetën", tha ministri Nishani.
Kreu i Ministrisë së Brendshme, duke vleresuar lart sakrificën e punonjesve te Policisë të rënë në detyrë, u shpreh se, 'sot është një ditë reflektimi për gjithë shoqerinë, për të parë se sa e rëndesishme është detyra, se sa i lartë është nderi, se sa i lartë është flamuri, se sa i lartë është atdheu".
Pjesëmarres në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë të policisë, familjarë te të rënëve në detyrë, etj.

Shkodër
Në kuadrin e 26 Tetorit, “Ditës së të rënëve të Policisë në krye të detyrës”, strukturat pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, Drejtoria Rajonale të Kufirit dhe Migracionit si dhe Njësia Rajonale të Policisë Rrugore Shkodër, organizuan një sërë aktivitetesh duke përkujtuar ish- kolegët e tyre, aktin e tyre sublim duke dhënë jeten në krye të detyrës. Me këtë rast, titullarët e Drejtorisë së Qarkut, zhvilluan vizita në disa nga familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, është hapur edhe një ekspozitë me fotografi nga veprimtaria e policisë si dhe është bërë ekspozimi i librave policore.
Ndërsa në kuadër të Javës së vizitorëve të Policisë, jane planifikuar aktivite, duke hapur dyert dhe duke mirëpritur vizita nga nxenës të shkollave të ndryshme të qytetit apo qytetarëve, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër.
Sipas drejtuesve të këtyre institucioneve, gjatë këtyre vizitave, komuniteti njihet më nga afër me ambientet dhe me punën e policisë. Konkretisht, gjatë kësaj jave, organizohen takime me drejtuesit e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, bisedë me specialistë të antidrogës, të dhunës në familje, rendit, si dhe të kufirit e qarkullimit rrugor. Duke iu referuar këtyre takimeve, drejtuesit e policisë qarkut Shkodër janë të mendimit se ato rikonfirmojnë dhe një herë faktin se marëdheniet e krijuara “polici – komunitet”, janë çelësi i suksesit për punën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Policia e Shtetit, pasi filozofia e policimit në komunitet ka për qëllim, që dy palët të shohin njëri-tjetrin si partnerë, ku bashkëpunimi dhe ndihma, në shërbim të rendit dhe qetësisë publike, të jetë reciproke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›