Shpresa te vaketa ne Greqi per planin e ri evropian ne pergjigje te krizes

Udheheqesit evropiane qe po perpiqen te gjejne nje zgjidhje per krizen ekonomike greke jane perqendruar kryesisht ne masat qe mund te marrin bankat per te pakesuar borxhin masiv te ketij vendi. Ne Greqi popullata po i ndjek me dyshim takimet e fundit te udheheqesve te BE nderkohe qe shume greke po vuajne dukshem pasojat e shkurtimeve buxhetore te qeverise se tyre.
Greket presin rezultatin e takimit te Keshillit Evropian qe do te vendose si ta reduktoje borxhin grek. Shume prej tyre nuk ngushellohen nga mobilizimi i fundit i BE dhe e shohin edhe kete tentative si shprese e vaket per ta nxjerre vendin nga kriza
Ata kane treguar se nuk mund te marrin vendime serioze. Pikerisht kjo me zhgenjen pra jo vendimi. Ma do mendja se po vazhduan keshtu do ti vije fundi Evropes se bashkuar. Nuk jam teper i shqetesuar nga shkurtimet pasi keto jane ceshtje ekonomike. E kam te qarte se gjerat do te keqesohen me tej per ne por ajo qe me shqeteson me teper eshte se udheheqesit evropiane nuk bien dakord per asgje.
Por ka plot greke te tjere qe e kane ndjere drejtperdrejt peshen e shkurtimeve dhe kane ngritur zerin ne revolte kunder tyre. Greva masive kane perfshire Greqine prej muajsh. Pas afro 3 javesh greve nga punonjesit e sherbimeve komunale pirgjet te medha plehrash verehen kudo ne Athine. Tani sindikata e ka ndalur greven por qeveria nuk ka fonde per te paguar punonjes jashte orarit dhe mbledhja e plehrave mund te doje jave te tera.
Banoret e Athines kane qene keto dite perballe nje sfide tjeter te madhe ne qytetin e mbingarkuar. Transporti publik ka organizuar greva te herepashershme duke krijuar kaos ne trafik dhe oraret e udhetareve.
Tani i ka ardhur radha klases se mesme qe nga shkurtimet e buxhetit mund te humbase privilegje qe i ka konsideruar te garantuara prej kohesh. Per Sotiris Grizas themelues i Partise socialiste PASOK jeta po keqesohet
Une jam PASOK-u jo ata. Ata perfaqesojne dicka krejt tjeter. Nuk e kemi te qarte se cfare. Qeveria e Papandreut nuk e ka idene se cfare eshte socializmi. Ata nuk jane socialiste greke ata spo ndjekin modelin skandinav. Jane dicka e huaj si nga nje planet tjeter.
Nderkaq kriza ka detyruar shume greke te mbetur pa pune ne kete krize ti kthejne syte nga shoqatat bamirese per sherbimet e nevojshme. Janis Kristopulos thote se i falimentoi biznesi nga kriza. Tani i papune ai eshte detyruar ta dergoje djalin ne nje spital per azilantet me sherbim falas pasi nuk mund te paguaje ne spitalet e rregullta.
Kohet e fundit ka pasur rritje te madhe te numrit te grekeve qe shfrytezojne klinika te tilla te ngritura si bamiresi per imigrante te huaj.
Shume prej tyre jane pa pune. Nuk kane sigurime sociale pra nuk mund te marrin sherbim mjekesor falas. Por problemi nuk eshte vetem tek shendeti shpesh na kerkojne edhe artikuj ushqimore. shte per tu cuditur pasi kishim menduar se kjo lloj varferie kishte marre fund ne vend.
Me uljen e rrogave mesatarisht ne masen 30 per qind dhe nderkohe qe papunesia tek 16-24 vjecaret llogaritet ne 42 per qind greke te revoltuar kane zaptuar rruge e sheshe kryesore per te shprehur zemerimin e tyre ndaj masave qeveritare. Protestat kane precipituar shpesh ne dhune dhe policia u detyrua ne disa raste te perdorte gazin lotesjelles dhe masa te tjera per te shperndare turmen.
Per disa greke ky qorrsokak pa krye i ka bere te mendojne seriozisht per alternativen e emigracionit nderkohe qe pesha e masave qeveritare pritet te ndihet per vite me radhe vend.