Grubishic: Askush nuk duhet te ndaloje nenshkrimin
Askush s'mund t'ia ndaloje presidentit Tadic nenshkrimin e Marreveshjes se Asocim-stabilizimit me Bashkimin Evropian. Keshtu ka deklaruar per Radio Evropa e Lire, Suzana Grubishic, shefe e grupit parlamentar G17 plus ne parlamentin e Serbise, duke reaguar ndaj deklarates se kryeministrit Koshtunica se Partise Demokratike dhe atyre qe jane rreth saj, te cilet e ndalojne qe ta nenshkruajne Marreveshjen e asocim-stabilizimit te Serbise me BE-ne. "Vojisllav Koshtunica eshte personaliteti i fundit i cili do te mund ta ndalonte nenshkrimin e kesaj marreveshje", deklaron Grubishic. Sipas saj, ajo marreveshje eshte shume e rendesishme, mirepo ende nuk iu eshte ofruar, ndersa Koshtunica eshte i fundit qe do te mund ta ndaloje nenshkrimin e saj. Grubishic ka sqaruar se ne te vertete holandezet dhe Qeveria e Holandes ende jane shume te perpikte dhe sipas te gjitha gjasave ajo marreveshje nuk do te mund te nenshkruhet deri ne mbajtjen e zgjedhjeve. "Holandezet gjithnje flasin lidhur me permbushjen e obligimeve tona ndaj Tribunalit te Hages, me qe per ta eshte shume e rendesishme qe Ratko Mlladic te gjendet ne Hage", theksoi kryetarja e grupit parlamentar G17 plus. Sipas saj, pas largimit te batalionit holandez nga Srebrenica (kur pasoi masakra me e tmerrshme) qeveria holandeze u rrezua, nderkohe qe gjysma e batalionit beri vetevrasje, duke nenvizuar se, tani ata duhet t'i bindin se edhe kjo qeveri do te binte, po qe se Serbise do t'i ofrohej kjo Marreveshje per nenshkrim dhe se opinioni publik eshte absolutisht kunder nje vendimi te tille. "Mendoj se holandezet jane ata te cilet pengojne qe neve te na ofrohet per nenshkrim Marreveshja e asocim-stabilizimit, e jo Koshtunica i cili kete nuk mund ta pengoje me asgje", deklaroi Grubishi. Per te, nese kete nenshkrimin nuk do te mund ta bente kjo qeveri teknike, nese jo as nenkryetari i qeverise Bozhidar Gjelic, gjithsesi qe kryetari i Republikes Boris Tadic ka te drejten te shkoje dhe ta nenshkruaje ate Marreveshje, ka thene mes tjerash per Radio Evropa e Lire, Suzana Grubishiq.