Grubjeshiq: Ka ardhur koha për kompromis me Kosovën

Nënkryetarja e Qeverisës së Serbisë për Integrime Europiane, Suzana Grubjeshiq, para se të nisej për në selinë e Parlamentit Europian, Starsburg, deklaroi sot se ka ardhur koha për vendime shtetërore dhe për arritjen e kompromisit ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që do të siguronte të ardhmen për vendin tonë dhe për të gjithë qytetarët, por edhe stabilitet për gjithë rajonin, transmetoi FoNet.
“Serbia është plotësisht e orientuar për marrëveshje dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën. Është e nevojshme që menjëherë të vazhdohet dialogu me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje, të zbatohet dhe të jetë e qëndrueshme, e cila do të garantonte të drejtat njerëzore, mbetjen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe që do të përbënte bazë të fuqishme për ndërtimin e paqes afatgjatë në rajon”, citohet të ketë thënë Grubjeshiq.
Është e qartë se s’do të ketë zgjidhje të mira, por çfarëdo zvarritjeje e qet Serbinë në pozitë më të keqe e më të keqe, është shprehur ajo./Indeksonline/