E Shtunë, 31 Tetor 2026

U betuan noterët e rinj

Ministria e Drejtësisë do ta ndihmoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial në mënyrë që qytetarët e vendit të kenë qasje më të madhe në drejtësi. Prandaj, kjo është arritur me sistemin e ri të noterisë në Kosovë. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në ceremoninë e betimit të 28 noterëve të rinj të Kosovës.

Para përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës sot dhanë betimin 28 noterë të rinj të Kosovës. Më këtë rast zëvendëskryeministri dhe Minstri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se shërbimi i noterisë do të lehtësojnë punën e gjyqësorit.

“Unë besoj se me sistemin e noterisë kemi arritur që qytetarët e Kosovës, në veçanti për çështjet jokontestimore të kenë shërbime më të shpejta dhe të lehtësohet gjyqësori i Kosovës përj lëndëve të tepërta”, tha Kuçi.

Ndryshe, Unioni Ndërkombëtar i Noterisë i përberë prej 83 shteteve është në fazën përfundimtare të njohjes së sistemit noterial të Kosovës.

Si rrjedhojë ekspert të këtij Unioni ditët e ardhshme do të qëndrojnë në Kosovës për të inspektuar punën e noterëve të vendit para njohjes. Projekti për noterinë e Kosovës është mbështetur nga Instituti Zviceran për noterinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›