E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet më shumë kujdes ndaj të riatdhesuarve

Riatdhesimi i personave nuk nënkupton vetëm kthimin e tyre ne atdhe, por edhe adaptimin e tyre me jetën në Kosovë dhe përkujdesjen ndaj tyre. Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët me temë “Ndërtimi i Urave”, të organizuar nga Komuna e

Prishtinës, në të cilën ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga niveli qendror.

Riatdhesimi i personave kërkon përkushtim të plotë nga institucionet qendrore dhe lokale, për t’i integruar ata persona që dëshirojnë të jetojnë në vendin tonë.

Në një tryezë të organizuar në Prishtinë me temë “Ndërtimi i Urave”, e cila kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve, në nivel lokal, për t’iu përgjigjur rasteve të riatdhesimit, koordinatori rajonal për integrim në Ministrinë e Punëve të

Brendshme, Kushtrim Nreci tha se disa nga komunat nuk janë shumë të përgjegjshme në obligimet që u takojnë, për adaptimin e këtyre personave.

Gjendja në terren është e hidhur, tha zyrtari i komisionit për riintegrim në Komunën e Prishtinës, Gani Demolli. Sipas tij, nuk ka koordinim të plotë në mes të nivelit lokal dhe qendror, për t’u ndihmuar plotësisht këtyre personave.

Procesi i riatdhesimit është një ndër kushtet që duhet të përmbushet për liberalizim të vizave. Për këtë edhe zyrtarë të insituciuoneve të tjera të vendit, premtuan mbështetje të plotë në realizimin e sa më të drejtë të këtij procesi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›