E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski Tragjike vrasjet ne Gostivar respekt i ndersjellte

SHKUP ndash Kreu i qeverise maqedonase Nikolla Gruevski ka shprehur sot keqardhjen e tij per vdekjen tragjike te dy te rinjve shqiptare ne qytetin e Gostivarit disa dite me pare. Ai gjithashtu i shprehu ngushellimet e tij familjareve te viktimave dhe shtoi se te gjithe pjesetaret e te gjitha komuniteteve ne Maqedoni duhet te respektojne njeri-tjetrin njoftuan mediat nga Shkupi.

Rasti ne Gostivar eshte ngjarje tragjike per tre familje por edhe ne pergjithesi per mbare shtetin. Te gjithe ne ishim te tendosur nga ajo qe ndodhi. Me vjen keq per gjithe kete qe ka ndodhur dhe shpreh ngushellime deri te familjet e te vrareve tha kryeministri Gruevski.

Jeta e njeriut - shtoi ai - ka cmim te larte dhe kjo duhet te respektohet ndersa te gjithe ne duhet te investojme ne respektin e ndersjelle edhe si njerez gjithashtu edhe si komunitete te ndryshme etnike dhe fetare.

Dy te rinjte shqiptare humben jeten pasi nje polic maqedonas qelloi mbi ta pas nje grindjeje per nje vend parkimi. Apele per qetesi dhe pergjegjesi kane ardhur edhe nga komuniteti nderkombetar present ne Maqedoni nderkohe qe mediat vendase kane njoftuar se familja e policit maqedonas tashme ka braktisur qytetin e Gostivarit nga frika e nje hakmarrjeje.

Nga ana e tij Musa Xhaferri zv/Kryeminister ne qeverine e Gruevskit si perfaqesues i partise Bashkimi Demokratik per Integrim beri thirrje qe ngjarja te mos shfrytezohet per perfitime politike. Ai e cilesoi te drejte revoltimin e shqiptareve por vleresoi se ngjarja eshte nje rast i shkeputur dhe jo nje iniciative qe synon te cenoje ekuilibrat nderetnik ne Maqedoni.

Sa i kemi bere analizat e deritanishme nuk ka qene ndonje iniciative qe te prishe apo ne kuader te frymes te marredhenieve nderetnike dhe nuk do te ishte ne sherbim te situates nese ne edhe do ti jepshim kete ngjyre nuk duhet te perfitohet politikisht mbi kete ngjarje kaq te dhimbshme mbi kete humbje te madhe deklaroi Musa Xhaferri. im/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›