E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fton deputetet ePD harta e takimeve

TIRANE-Partia e re e Topit ka intensifikuar takimet me anetare te grupit parlamentar te PD per te marre mbeshtetjen e tyre ndoshta ne nje te ardhme te afert. Nen premtimin e mosngutjes per te thithur kete anetaresi kualitative te grupit te PD ne partine e re te djathte qe pritet te krijohet brenda ketij muaji qe ne themelim por pas largimit te Topit nga Presidenca nga frika e raprezaljeve nga ana e lidershipit te PD grupi nismetar i partise se Topit ka zhvilluar takime te vogla me secilin deputet apo grup deputetesh per secilin qark. Behet me dije se keto tre ditet e fundit madje dhe diten e djeshme ka pasur takime intensive me deputetet e qarkut te Durresit ato te Dibres Shkodres Lezhes Beratit por dhe Tiranes ku eshte bere e ditur se jane bere ftesa reale ne drejtim te ligjvenesve demokrate te cilet nuk kane pasur ndonje post ministri apo ne administraten shteterore. Duke tentuar ne kete menyre qe te thithin pikerisht me intelektualet ne PD por dhe ata me te rrezikuarit per nje mandat tjeter si deputet nga Berisha per zgjedhjet e vitit 2013 per shkak se kane qene kritike per qeverisjen sidomos ne mandatin e dyte por dhe kane leshuar akuza per korrupsion per mungese demokracie te brendshme ne PD dhe kane kerkuar madje dhe riformatimin e kabinetit qeveritar. Duke e argumentuar kerkesen e tyre me faktin se me kete qeveri jo vetem qe sfitohen zgjedhjet e vitit 2013 po per shkak te kostos se larte te konsumimit humbja perballe opozites do jete shume e thelle. Burimet brenda grupit nismetar saktesojne se lista e takimeve ka qene e gjate dhe prioritet kane pasur deputetet e Dibres Sherefedin Shehu dhe Xhepa ata te Vlores Demi dhe Cipi te Beratit Xheka dhe Maliqi i Shkodres Paluca i Lezhes Marku i Durresit Lama si dhe depuetetja e Tiranes Pernaska. Pjestare aktive te grupit nismetar kane bere me dije se ndaj ketyre deputeteve eshte riperseritur ftesa per te aderuar ne Partine e re te Topit qe pritet te behet publike me aktin e themelimit zyrtarisht brenda muajit mars por qe nga keta deputete kerkohet qe ata te aderojne nese vendosin menjehere sapo Topi te lere presidencen dhe te marre drejtimin e partise. Mesohet se disa nga keta deputete e kane dhene konfermen e tyre per te qene pjese e partise se re pasi nuk e gjejne veten me tek PD e drejtuar nga Berisha. Nga grupi nismetar behet e ditur se synimi kryesor eshte qe disa nga keta deputete te kene konfirmuar kalimin te partia e re e Topit per te qene faktor ne percaktimin e emrit te ri qe do te jete kryetar shteti. Por nje largim i mundshem dhe i pak deputeteve nga PD per shkak se ish-zv.kryeministri dhe deputeti Oketa eshte larguar publikisht nje jave me pare do te sjelle nje krize te forte ne zgjedhjen e Presidentit per shkak se PD dhe aleatet e saj nuk i bejne dot as 71 vota per te zgjedhur kreun e ri te shtetit ne raundin e katert nderkohe qe PD bashke me aleatet e saj ka vetem 74 vota. Nga ana tjeter perpos krizes se Presidentit nje largim i mundshem i ketyre deputeteve mund te shkaktoje dhe nje krize ne qeverisje cka mund te provokoje zgjedhje te parakoheshme pavaresisht se ende partite politike nuk jane gati per shkak te ngercit aktual per reformen zgjedhore. Burimet nga grupi nismetar i partise se re te Topit bejne me dije se pertej pergatitjes per ngritjen e strukturave ne te gjithe vendin krijimit te kushteve per aleanca te mundshme me Ndoken Ngjelen Spahiun e Shehin po pergatitet dhe dokumentacioni zyrtar qe do te dergohet per miratimin e partise se re duke parashikuar e pengesat qe mund te nxirren nga ana e mazhorances.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›