E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Jemenit rikthehet në atdhe

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror i cili saktësoi se Saleh mbërriti në kryeqytetin e vendit, Sana, ne agim me një avion privat.

Disa orë pas mbërritjes, një zyrtar i presidencës theksoi se Saleh ka bërë thirrje për një “armëpushim”.
Saleh u largua për në Arabinë Saudite në muajin qershor për një trajtim pasi kishte marrë plagë nga një raketë e hedhur në pallatin presidencial, me qëllim vrasjen e tij.

Ali Abdullah Saleh është në pushtet prej më shumë se 30-vjetësh, teksa muajt e fundit është përballur me kryengritje të ashpra.

Korrespondentët e BBC-së në Jemen paralajmërojnë se rikthimi i tij rrezikon na çojë vendin drejt luftës civile.
Që prej së dielës janë vrarë më shumë se 80 persona, shumica e të cilëve të paarmatosur.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-23 13:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›