Salihi në stol, tifozët e Rapidit kundër Pakult
VJENE-Irritimi te tifozët e Rapidit të Vjenës ka arritur kulmin pas humbjes 1-0 me Matersburgun ditën e martë. Ata kanë nisur të kërkojnë largimin e trajnerit Peter Pakult, duke thirrur në kor "Pakult ik!", ndërkohë që një nga arsyet kryesore lidhet me Hamdi Salihin. Edhe pse ka qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës vjeneze këtë sezon, shqiptari është lënë në stol në ndeshjet e fundit. Dy blerjet, Jelaviç dhe Jan Venegor of Heselink kanë rezultuar një dështim për Rapidin, por Pakult vazhdon të besojë tek ta. "Salihi ka qenë golshënuesi më i mirë për këtë skuadër, por ai vazhdon të lihet në stol nga tekniku Pakult", shkruajnë mediatt austriake. Nën akuzë ka përfunduar edhe drejtori sportiv Ali Hortnagëll, sidomos për mungesën e blerjeve të mira.
(d.b./a.latifi/BalkanWeb)
(d.b./a.latifi/BalkanWeb)