Gruevski dorëzon përbërjen e Qeverisë së re, në Parlament
Mandatari Nikolla Gruevski, në Parlamentin e Maqedonisë ka dorëzuar programin qeveritar dhe emrat e ministrave të rinj në kabinetin e ri qeveritar. Nga radhët e partnerit të koalicionit BDI ka dy zëvendëskryeministra. Për Integrim Evropian është Teuta Arifi, ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi.
Valon Saraçini do ta udhëheqë postin e Ekonomisë, ndërsa ministri aktual Fatmir Besimi kalon në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ekologjinë do ta udhëheqë Abdilaqim Ademi, Vetëqeverisjen Lokale- Nevzat Bejta, ndërsa ministër i Drejtësisë do të jetë Blerim Bexheti. Në përbërjen e re qeveritare vendet e zëvendësministrave nga VMRO-DPMNE-ja i kanë mbajtur Zoran Stavreski dhe Vlladimir Peshevski. Gordana Jankullovska mbetet në krye të MPB-së, ndërsa Ministrinë e Kulturës edhe më tej e kryeson Elizabeta Kançeska-Milevska. Nikolla Popovski, ambasadori aktual në BE, do të udhëheqë me diplomacinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ministër i ri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VMRO-DPMNE-së është Pançe Kralev. Ministër i Administratës dhe Shoqërisë administrative mbetet Ivo Ivanovski, si dhe Mile Janakieski, i cili do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Spiro Risteski, i cili deri më tani ishte zëvendës-ministër në këtë post. Ministra pa post mbeten Nexhdet Mustafa, Hadi Nezir dhe Vele Samak. Sipas rregullores, kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski në afat prej 15 ditësh duhet të vendos në rend dite përbërjen e re.
Afati i fundit kur dhe duhet të zgjidhet qeveria e re është 10 gushti, por sipas paralajmërimeve nga kabineti i kryeparlamentarit Veljanovski, qeveria e re do të zgjidhet me siguri deri në fund të javës së ardhshme. Marrëveshja politike midis Gruevskit e Ahmetit në të cilën bien edhe ligjet për amnistinë, gjuhën, flamujt dhe rastet e Hagës, kanë filluar të realizohen në Parlament. Këto pika të marrëveshjes, nuk janë të shkruar në programin zgjedhor.