E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, dhënia e shtetësisë shiqtare, është jo politike

Ndërsa "Aleanca Kuq e Zi", promovoi në Prishtinë, nismën “një komb një pasaportë”, e cila synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare, një reagim vjen në drejtim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“ I nderuar zoti Rexhepi, dje ne Prishtinë disa intelektualë nga Tirana dhe Kosova, të grupuar nën emrin "Aleanca Kuq e Zi", organizuan një tryezë diskutimi në kuader të fushatës "një komb, nje pasaporte" në të cilën kisha kënaqësinë të merrja pjesë dhe të diskutoja me qytetarët e kryeqytetit të Kosovës. Sot u informova për një intervistë të cilën ju e keni zhvilluar në radion “Evropa e Lirë” në të cilën keni deklaruar "për pamundesinë e realizimit të idesë një komb, një pasaportë pasi Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura sovrane dhe nuk kanë në planin e tyre bashkimin......".

E ndjej të nevojshme tu drejtohem ju dhe cdo qytetari me kombesi shqiptare ku do që jeton për të qartësuar dhe informuar mbi rrugëzgjidhjet juridike dhe kushtetuese të kësaj çështje e cila në menyrë kategorike jo vetem që nuk cënon pavarësinë e Shtetit të Kosovës apo Shqiperisë, por madje shërben në konsolidimin e shtetit juridik në të ardhem e përbashkët Evropiane”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›