E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi, banorët godasin kreun e komunës

PESHKOPI- Kreu i komunës së Kalasë së Dodës është goditur me mjete të forta nga banorë të zonës, që kanë kundërshtuar punimet e nisura për rikonstruksionin e ujësjellësit që furnizon mijëra banorë të Peshkopisë dhe fshatrave përreth.

Ngjarja ka ndodhur, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm edhe forca të policisë, kurse i dëmtuari, Bajram Hima, qe perfundoi ne spital, ka bërë padi për përgjegjësit.

Në vend ishin të pranishëm rreth 50 banorë që kundërshtonin nisjen e punimeve, me pretendimin se nuk do të toleronin ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm. Policia, qe mesohet te kete qene e pranishme gjate incidentit ka nisur hetimet per ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›