E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski e Ahmeti: Publikohet lista e kabinetit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevsksi ka paraqitur listën e emrave të rinj të kabinetit qeveritar të përbërë nga VMRO-DPMNE si dhe partia shqiptare BDI e Ali Ahmetit. Ndërkaq, edhe kjo e fundit ka bërë tashmë publike emrat e 5 ministrave të rinj dhe atë të zv.kryeministrit. Pas paraqitjes së kabinetit të ri qeveritar, seanca e votimit në parlament do të zhvillohet më 26 Korrik. Ndërkaq, emrat e kabinetit të ri qeveritar fillojnë me Nikolla Gruevski, kryeministër, Zoran Stavrevski Zv.Kryeministër për ekonominë, Abdulhagim Ademi zv. Kryeministër për marrëveshjen e Ohrit, Ivica Bocevski, zv.kryeministër për Integrimin Europian, Zoran Konjanovski, ministër i Mbrotjes, Gordana Jankullovska, ministre e brendshme, Mihajllo Manevski, Ministër i Drejtësisë, Antonio Milloshovski, ministër i punëve të jashtme, Xhelal Bajrami, i punëve sociale, Trajko Sllavevski, i financave. Pero stojanovski i arsimit dhe shkencës, Fatmir Bsimi i Ekonomisë, Aco Spasenovski, Ministër i Bujqëisë, Bujar Osmani i Shëndetsisë, Elisabeta Kançevska e Kulturës, Musa Xhaferi i pushtetit lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›